Shkolla e Magjistraturës, më datë 23 prill 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Paditë që lidhen me kontrollin e akteve të shoqërisë me natyrë konfliktet që lindin nga largimi dhe përjashtimi i ortakut. -Natyra e vendimmarrjes në “procedurën e brendshme” në largimin dhe përjashtimin e ortakut. -Kundërshtimi në gjykatë i vendimmarrjes së AP në rastin e largimit dhe përjashtimit të ortakut dhe natyra e vendimmarrjes së gjykatës. -Natyra e padive që lidhen me dëmshpërblimin/kompensimin financiar si në rastin e largimit ashtu dhe atë të përjashtimit nga shoqëria.”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Fatri Islamaj dhe Artan Hajdari
Lehtësuese: Arjeta Lika
Qëllimi i këtij trajnimi është: Aftësimi i gjyqtarëve pjesëmarrës në trajnim në lidhje me çështjet gjyqësore që lidhen me natyrën e padisë për përjashtimin e ortakut në një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe zgjidhjet praktike të kërkimeve për dëmshpërblim nga palët në proces.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Vështrim historik në lidhje me institutin e përjashtimit të ortakut sipas ligjit shqiptar. Krahasimi me sistemet e tjera të së drejtës tregtare dhe kompanive;
- Vendimmarrja e asamblesë për përjashtimin e ortakut. Çështje të procedurës dhe kuorumit në vendimmarrje. Shkaqet e përjashtimit të ortakut. Shkaqet ligjore dhe ato statutore;
- Padia për përjashtimin e ortakut. Çështje të legjitimit të palëve. Barra e provës;
- Padia e shoqërisë për t’i kërkuar ortakut të përjashtuar shpërblimin e demit;
- E drejta e ortakut për të kërkuar likuidimin e kuotës, kompensimin e kuotës dhe/ose kompensimin në raste e padisë së shoqërisë për shkaktim dëmi. Masat e sigurimit të padisë;
- Praktika gjyqësore parë në aspektin e vlefshmërinë e vendimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve dhe shkaqeve të përjashtimit të ortakëve.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe ndihmës ligjorë të Republikës së Shqipërisë.